Konkursi i Matematikës Kangaroo Shqipëri

KONKURSI NDERKOMBËTAR "KANGUR"

KANGAROO ALBANIA

INFORMACIONE DHE UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

DATA E KONKURSIT

Në vitin 2019 konkursi do të mbahet më 23 mars, e shtunë, në orën 10:00 të mëngjesit. Kohëzgjatja është 1 orë dhe 30 minuta.

QËNDRAT E KONKURSIT

Çdo shkollë që dëshiron, mund të bëhet "Qendër Konkursi" duke plotësuar një formular "Formular Aplikimi". Për shkollat ​​që kanë shërbyer si "Qendra Konkursi", kërkohet një konfirmim angazhimi duke vlejtur formulari i mëparshëm.

Të dhënat e kërkuara në "Formular" duhet të plotësohen saktë sepse në adresën e deklaruar do të dërgohen pyetjet e testit, "fletët e përgjigjeve", për përdorimin nga nxënësit, çertifikatat për garuesit. Pyetjet e testimit i dërgohen në formë të mbyllur dhe në numër të mjaftueshëm përgjegjësit të konkursit nga koordinatorët rajonalë.

Është e rëndësishme që përgjegjësi i konkursit të ketë adresë elektronike aktive (e-mail) dhe ta kontrollojë rregullisht, sepse përmes saj do të jetë i informuar për rrjedhën e konkursit.

Një qendër konkursi deklaron nëse do të pranojë nxënës të shkollave të tjera (tek të cilat nuk do të kryhet konkursi) si dhe mënyrën se si do të kontaktojnë garuesit me qendrën e konkursit. Ky informacion do të postohet në faqen e internetit të konkursit. Gjithashtu një qendër konkursi mund të parashtrojë kushte të veçanta për sa i përket nxënësve të jashtëm (p.sh. nëse qendra dëshiron të aplikojë një numër të kufizuar nxënësish të jashtëm ose kërkon regjistrimin e tyre para një date të caktuar). Sqarojmë se regjistrimi në konkurs bëhet direkt në qendrat e konkursit.

Kodet e nxënësve që marrin çmime, pasqyrohen në faqen përkatëse të internetit. Në të njëjtën kohë, përgjegjësi i konkursit organizon skanimin e fletëve të përgjigjeve dhe i dorëzon ato tek koordinatori rajonal përgjegjës për këtë qendër, kurse materialet e shkruara dërgohen në mënyrë të sigurt, të mbyllura në adresën e konkursit. Nxënësit fitues por që nuk janë të shkollës, e cila është qendër konkursi, do të njoftohen vetëm nga faqja e internetit të konkursit për suksesin e tyre.

REGJISTRIM KONKURSI

Regjistrimet fillojnë në 15 dhjetor. Një nxënës konsiderohet i regjistruar vetëm kur ka paguar tarifën e regjistrimit, që është 5 00 lekë (pesëqind lekë). Çdo përgjegjës konkursi klikon adresën elektronike e cila i jepet nga koordinatori përkatës dhe hyn në aplikacion me emailin e tij dhe një password që i jepet nga koordinatori rajonal. Në vijim informohet në lidhje me mënyrën se si bëhet regjistrimi i nxënësve dhe detaje të tjera.

Sugjerohet që përgjegjësi i konkursit të inkurajojë nxënësit për tu regjistruar herët.

ANULLIM REGJISTRIMI

Nxënësit që do të regjistrohen (p.sh. kanë paguar për regjistrimin e tyre) dhe më vonë ndryshojnë mendje, mund të kërkojnë që të anulohet regjistrimi të paktën dy javë para zhvillimit të konkursit. Në këtë rast atyre u kthehet shuma e paguar pasi janë zbritur detyrimet fiskale.

NXËNËS TË REGJISTRUAR QË NUK MARRIN PJESË NË KONKURS

Nxënësit që do të regjistrohen, por që nuk kanë marrë pjesë në konkurs për arsye të ndryshme, nuk marrin çertifikatë pjesëmarrjeje.

DETYRAT E PËRGJEGJËSIT TË KONKURSIT
  1. Informon nxënësit në lidhje me konkursin, si dhe u jep përgjigje pyetjeve që mund të kenë nxënësit. Informacioni për konkursin është i disponueshëm në faqen internetit  www.kangaroo.al.
  2. Regjistron nxënësit në konkurs, mbledh shumën prej 500 lekë të pjesëmarrjes në konkurs dhe i depoziton ato në bankë në numrin e llogarisë së konkursit ose kërkon faturën e pagesës nga nxënësi në numrin e llogarisë së konkursit. Gjithashtu, çdo nxënësi që regjistrohet i jepet një numër personal (unik). Ky numër do të jetë kodi që nxënësi regjistron në fletën e përgjigjeve dhe që gjenerohet automatikisht nga aplikacioni kur bëhet regjistrimi. Këtë numër e shënon në biletën-vërtetim të regjistrimit që ai i lëshon nxënësit.
  3. Rreth tre javë para se të zhvillohet konkursi, dërgon të plotësuar në 'Kangur' listën e nxënësve të regjistruar deri në atë moment. Për këta nxënës do të dërgohen testet e përgatitura, fletët e përgjigjeve, etj.
  4. Koordinon konkursin (gjetjen e ambienteve, organizimin e vëzhgimeve, shpërndarjen e fletëve të testit dhe "fletët e përgjigjeve", informon nxënësit në lidhje me mënyrën e testimit, dorëzon materialet e nevojshme, etj). Para zhvillimit të konkursit siguron që të lexohet nga mbikëqyrësit dokumenti me informacionin e nxënësve para konkursit.
  5. Menjëherë pas konkursit: 
    a) Paketon "fletët e përgjigjeve" të garuesve (në mënyrë që të dallohen nivelet e ndryshme), bën skanimet e fletëve të përgjigjeve dhe i dërgon të mbyllura në adresat e mëposhtme ose i dorëzon tek koordinatoret rajonale. Adresa është:
    • Profesor Artur Baxhaku

      Departamenti i Matematikës

      Fakulteti i Shkencave të Natyrës

      Universiteti i Tiranës

      Bulevardi Zogu i Parë

    • b) Përgjegjësi i konkursit dhe konkursi Kangur rregullojnë bashkëpunimin e tyre duke nënshkruar një marrëveshje tip të dakortësuar paraprakisht.

       

  6. Pagesa e regjistrimit të çdo pjesëmarrësi kryhet në përputhje me kushtet e marrëveshjes dhe në Numrin e Llogarisë së “Kangaroo Albania” si më poshtë
    • SOCIETE GENERALE ALBANIA

      NUMRI I LLOGARISE (IBAN-i)

      ALL - AL93 2131 1037 0000 0000 0173 8916

  7. Kur merr rezultatet e konkursit përgjegjësi i konkursit, informon nxënësit e shkollës së tij për rezultatet. Njëkohësisht përgjegjësi i konkursit informon pjesëmarrësit për rezultatet e tyre dhe u shpërndan çertifikatat që meritojnë (një në 4 nxënës merr çmime dhe të jenë vlerësuar me jo më pak se 50 përqind të pikëve maksimale). Rezultatet e konkursit jepen në mënyrë analitike vetëm në mënyrë individuale për çdo pjesëmarrës.

FORMA E TESTIT

Ky test konsiston në gjashtë nivele të ndryshme testimi, në varësi të klasës së çdo pjesëmarrësi. Këto janë si më poshtë:

Niveli 1: – nxënës të klasës së parë dhe të dytë fillore,

Niveli 2: nxënës të klasës së tretë dhe të katërt fillore,

Niveli 3: nxënës të klasës së 5-të dhe të 6-të

Niveli 4: nxënës të klasës së 7-të dhe 8-të,

Niveli 5: nxënës të klasës së 9-të dhe 10-të.

Niveli 6: nxënës të klasës së 11-të dhe 12-të.

Me fjalë të tjera, do të konkurrojnë me të njëjtin test, nxënësit e klasës së 3 dhe 4 fillore. Njësoj, do të konkurrojnë me të njëjtin test nxënës të klasës së 5 dhe të 6, etj. Përgjigjet e pyetjeve pasqyrojnë njohuritë e fituara nga nxënësit në shkollë.

Për nxënësit e klasës së 1dhe 2 fillore ka 24 pyetje, si edhe për ata të klasës së 3 dhe 4 fillore ka 24 pyetje, ndërsa për klasat e tjera 30 pyetje. Nuk është e nevojshme për një pjesëmarrës t'iu përgjigjet të gjitha pyetjeve. “Kangur” nuk është provim dhe nuk ka vlerësim për kufirin kualifikues. “Kangur”  është një konkurs dhe si i tillë sa më shumë përgjigje të sakta të japë pjesëmarrësi, aq më e madhe është mundësia që të marrë çmim.

Temat në përgjithësi janë të përgatitura në mënyrë të tillë që dhjetë të parat (tetë në rastin e nivelit1 dhe nivelit 2) janë shumë të lehtë, dhjetë te tjerat (tetë në rastin e nivelit 1 dhe nivelit 2) janë të lehta, dhe dhjetë të fundit (tetë në rastin e nivelit 1 dhe nivelit 2), janë disi më të vështira, por kjo nuk do të thotë se janë shumë të vështira.

Pyetjet janë me alternativa të shumëfishta. Ka pesë përgjigje për çdo pyetje, prej të cilave vetëm një është e saktë. Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3, 4 ose 5 pikë në varësi të vështirësisë. (Numri i pyetjeve me 3, 4 dhe 5 pikë është i barabartë.) Për çdo përgjigje të gabuar zbritet një pikë, pavarësisht nga natyra dhe vështirësia e pyetjes. Në qoftë se në një pyetje nuk është dhënë përgjigje, atëherë as nuk shtohet e as nuk zbriten pikë. 

DETAJET E KONTAKTIT

Email: info@kangaroo.al

Adresa: KANGUR ALBANIA
  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës
  • Universiteti i Tiranës
  • Bulevardi Zogu i Parë
Në vëmendje të Profesor Artur Baxhaku