Publikimi i Testeve me pergjigje
Të dashur nxënës/prindër!
Pas kalimit të afatit të ruajtjes së fshehtësisë së testeve, tani ato janë të publikuara në rubrikën Shkarko. Testet janë së bashku me celësat (përgjigjet) të cilat janë të nënvizuara.
Bordi : Kangur Shqiperi, 06 Maj 2022.
Njoftim
Të dashur nxënës/prindër!
Pas editimit të të dhënave tuaja në sistem (nëse kishte gabime) nga vete ju apo përgjegjësit e konkursit, me email tashmë prej disa ditësh keni marrë rezultatin dhe certifikatën “Math-Kangaroo 2022” në formatin PDF.
Ju kujtojmë që të gjithë nxënësit ishin të regjistruar në sistem me email. Nëse ju nuk keni regjistruar vetë fëmijën tek përgjegjësi (pra nëse nuk keni dhënë adresë emaili funksional), në sistem automatikisht është emaili i përgjegjësit të qendrës së konkursit auditor.
Nëse ju nuk e keni marrë ende këtë email (shikoni edhe ne SPAM, JUNK, TRASH), na kontaktoni në
Messenger: Kangur Shqipëri ose email zyrtar [email protected]
Konkursi KANGAROO 2022 zhvillohet ne 2 Prill 2022, ora 14.00
Të dashur nxënës/prindër
Konkurset ndërkombëtare "Kangaroo" zakonisht zhvillohen brenda një muaji në të gjitha shtetet (afërsisht 100) që marrin pjesë në këtë ngjarje masive. Ato nisin të enjten e javës së tretë të muajit Mars dhe absolutisht jo më parë. Për këtë arsye Bordi i Kangur Shqipërisë njofton se ka filluar fushata për regjistrimin e nxënësve që duan të marrin pjesë në këtë Konkurs. Ky Konkurs do të zhvillohet më datë 02 Prill 2022 në mënyrë hibride (pra, online dhe në auditor).
Sot, më datë 31 Mars, MASR njofton se dita e shtunë, 2 Prill 2022, do të jetë zëvendësim i mësimit të datës 21 Mars.
Për këtë arsye, zhvillimi i konkursit do të kryhet në orën 14.00.
Për nxënësit që duan ta zhvillojnë Konkursin online Regjistrimi duhet të bëhet në faqen exam.kangaroo.al/login
Për tu regjistruar në sistemin tonë të zhvillimit të Konkursit online, ju lutemi të ndiqni me kujdes hapat, të cilat mund t'i gjeni në Manualin per zhvillimin e Konkursit Kangaroo.
Për nxënësit që duan ta zhvillojnë Konkursin në auditor (shkollë) Bordi "Kangaroo 2022" ju lutet të kontaktoni përgjegjësit/koordinatorët në shkollat/qytetin tuaj.
Për informacion më të shpejtë dhe të përditësuar, ju lutemi, na ndiqni në facebook Kangur Shqiperi
SUKSESE!
Bordi : Kangur Shqiperi, 31 Mars 2022.
Regjistrimet për konkursin "Kangur Shqipëri 2022" përfundojnë më datë 28 Mars 2022.
Ju mirëpresim në konkursin “Kangur Shqipëri 2022”!
Qëllimi është t’u paraqesim nxënësve nga klasa e 1-rë deri në të 12-të një konkurs të bukur dhe tërheqës, që t’i frymëzojë ata për tu zhvilluar në drejtimin e matematikës. Për informacione të mëtejshme mund të na kontaktoni me anë të email [email protected]
Për tu rregjistruar në sistem për zhvillimin e Konkursit online, ju lutemi, ndiqni hapat të cilat mund t'i gjeni në Manualin per zhvillimin e Konkursit Kangaroo.
SUKSESE!
Bordi : Kangur Shqiperi, 22 Mars 2022
Pagesa e regjistrimit të çdo pjesëmarrësi është 500 Lekë dhe kryhet në Numrin e Llogarisë së “Shoqatës Shqiptare të Matematikës”
si më poshtë:
OTP BANK (ish SOCIETE GENERALE ALBANIA)
Shoqata Shqiptare e Matematikës
ALL - AL93 2131 1037 0000 0000 0173 8916
Suksese!
QENDRAT e Konkursit ne auditor per vitin 2022 jane:
Qyteti | Qendra | Informacioni |
---|---|---|
DIBRA | Qendra Didaktike IVAN | Aida Trupja (Murrja) |
DURRES | IBRAHIM KODRA |
Eneda Malaj Nr. Cel: 0694053567 |
ELBASAN | ARIANITI |
Majlinda Arjaniti Nr. cel 0672006066 |
FIER | NUMANI (9 vjecare) | Gardenia Gjika |
NUMANI (gjimnaz) | Gurije Sula | |
NUMANI |
Cel: 0692073705 |
|
Flatrat e Dijes | Krenar Sulaj | |
YES Your English School |
Luljeta Lako Nr. Cel: 0694705946 |
|
GJIROKASTER | Fryme Dashurie |
Anxhela Semanjaku Nr. Cel: 0692166028 |
KORCE | Universiteti i Korces "Fan Noli" |
Ida Bode Nr. Cel: 0693175306 |
NEHEMIA | Agim Gorica | |
LUSHNJE | Kolegji DAKA |
Saimir Mertiri Nr. Cel: 0685355168 |
SARANDE | Fryme Dashurie, Mesopotam |
Thomas Dallas Nr- Cel: 0692052879 |
TIRANE | Qendra FSHN |
Mishel Brahushaj Nr- Cel: 0685298987 |
Faik Konica |
Valentina Sinaj Nr. Cel: 0699446623 |
|
Don Bosko e mesme | Ermelinda Skenderaj | |
Don Bosko 9-vjecare | Eva Jaku | |
New York Basic Education | Brunhilda Panxhi | |
Rreze Drite |
Valentina Sinaj Nr. Cel: 0699446623 |
|
Viktor Hygo |
Vera Hoxha Nr.Cel: 0697931334 |
|
TES |
Astrit Borici Nr. Cel: 0692699161 |
|
DAS | Orieta Jazxhi | |
Kristaq Rama | Arbana Haxhi | |
Albanian College Tirana |
Aida Vata Nr. Cel: 0697359320 |
|
Instituti Harry T. Fultz |
Enida Dhoska Nr. Cel: 0692934096 |
|
Instituti Harry T. Fultz | ||
Ernest Koliqi | Agron Shehu | |
Udha e Shkronjave | Artur Shkurti |
ORGANIZIMI I KONKURSIT NDERKOMBETAR KANGUR NE SHQIPERI
- Historia e konkursit “Kangaroo”
- Organizimi dhe vendet pjesëmarrëse
- Statistika të KSF
- Organizimi në Shqipëri
1. HISTORIA E KONKURSIT “KANGAROO”
Në fillim të viteve 80, Peter O'Halloran, një mësues i matematikës në Sidney, krijoi një lloj të ri konkursi të matematikës në shkollat Australiane: një pyetësor me shumë zgjedhje, alternativa, që mund të korrigjoheshin dhe të vlerësoheshin nga kompjuteri, dhe mijëra nxënës mund të merrnin pjesë në të në të njëjtën kohë.
Ky konkurs i ri pati sukses të jashtëzakonshëm në sistemin arsimor dhe në garat e matematikës në Australi. Në vitin 1991, në Paris, Francë, dy mësues të matematikës (André Deledicq dhe Jean Pierre Boudine) vendosën që të fillojnë të njëjtin konkurs matematike për shkollat e mesme me emrin "Kangaroo" për nder të kolegut të tyre australian.
Suksesi ishte i menjëhershëm edhe në Francë si edhe në Australi. Në edicionin e parë, morën pjesë 120 000 nxënës në variantin junior. Pas dy vjetësh numri i nxënësve arriti në 300 000. Modeli i ri i konkursit të matematikës filloi të ndiqej edhe në vendet e tjera evropiane krahas konkurseve dhe olimpiadave te tjera tradicionale.
Deri më sot janë të paktën 90 shtete në botë që e zhvillojnë këtë konkurs. Konkursi i “Kangaroo” zhvillohet nga nxënës të shkollave 9- vjeçare si edhe të mesme mbi të njëjtat materiale matematike që hartohen nga komisionet e shoqatës “KSF- Kangaroo Sans Frontieres”. Konkursi i Matematikës “Kangur” është konkursi më i madh i nxënësve në botë (jo vetëm për matematikën). Në edicionet e fundit pjesëmarrja e përgjithshme është mbi 6 miljonë nxënës në të gjithë botën.
1.1 Qëllimi i konkursit Kangaroo
Kangaroo është një konkurs që ka për qëllim të njohë nxënësit dhe mësuesit me problemet dhe ushtrimet e matematikës të programit shkollor në një mënyrë të këndshme, tërheqëse, pa ankthin e suksesit të domosdoshëm dhe konkurimit.
Testet e Kangaroo janë më të lehta se testet e tjera tradicionale si Olimpiadat e Matematikës dhe është konkursi më popullor që zhvillohet sot në botë dhe që ka karakter masiv. Shkollat e ciklit parauniversitar dhe mësuesit e tyre e përdorin konkursin si një mënyrë të këndshme dhe informative për të njohur nivelin e nxënësve të tyre, për të dalluar se ku mund të kenë probleme dhe mangësi në dijet e tyre.
Rezultatet kanë qenë dhe do të jenë vazhdimisht edhe në dispozicion të drejtuesve të shkollave për të bërë analizat e nevojshme dhe për të nxjerrë rezultatet e duhura.
Duke qenë një konkurs ndërkombëtar, me të njejtin test, ne do të krahasohemi me nivelin e vendeve të tjera. Gjithashtu do të vlerësohen disiplinat ku kanë më shumë sukses apo dobësi, si gjeometria, algjebra, teoria e numrave, etj.
Konkursi do të gjallërojë interesin për matematikën si tek nxënësit, ashtu dhe tek mësuesit, do t’i nxisë ata që të punojnë më shumë në përgatitjen për konkurset dhe olimpiadat e matematikës.
Konkursi krijon një parapërgatitje për teste zyrtare që kanë rëndësi të madhe për nxënësit si SAT, ACT, etj, duke qenë se ka shumë ngjashmëri në zhvillimin e tyre (me alternativa) si dhe në materialet që trajtohen.
2. ORGANIZIMI DHE VENDET PJESEMARRES
BORDI I KANGOUROU SANS FRONTIERES - KSF
President: Meike Akveld, Zvicër
Secretary: Alexander Unger, Gjermani
Vice-presidents: Luis Caceres, Porto Riko
Members: Elio MEGA (Brazil), Maria Omelanczuk (SHBA), Angelo Lissoni (Itali), Bart Windels (Belgjikë)
Honorary President: André DELEDICQ, KSF Paris (Francë)
Treasurer: Robert Geretschläger (Austri)
Vëndet pjesëmarrëse
Aplikantet
Afganistani | Bangladeshi | Libani |
3. STATISTIKA TE KSF
Statistika të pjesëmarrjes në vitin 2019 në Kangaroo të vendeve pjesëmarrëse:
Rezultate dhe statistika Kangaroo Shqipëri 2019
Nr | Testi Kategoria | Mosha | Klasa | Nr. i pyetjeve | Pjesemarres | Fitues |
Pikët maks të arritura |
1 | PreEcolier | 7-8 | 1-2 | 24 | 1215 | 82 | 73 |
2 | Ecolier | 9-10 | 3-4 | 24 | 1793 | 179 | 86 |
3 | Benjamin | 11-12 | 5-6 | 30 | 1332 | 75 | 95 |
4 | Cadet | 13-14 | 7-8 | 30 | 795 | 147 | 104 |
5 | Junior | 15-16 | 9-10 | 30 | 615 | 30 | 88 |
6 | Student | 17-18 | 11-12 | 30 | 574 | 12 | 74 |
Gjithsej | 6324 | 525 |
4. ORGANIZIMI I KANGAROO NE SHQIPERI
Për herë të parë, në vitin 2015, është miratuar nga institucioni ndërkombëtar International Association «Kangourou sans Frontières», KSF, kërkesa e Shoqatës Shqiptare të Matematikës (SHSHM – AMA), për të qenë Përfaqësuesi Eksklusiv i këtij Konkursi për Shqipërinë. Kështu, nga mars 2016 deri në mars 2019 janë zhvilluar me sukses katër edicione të këtij konkursi në të cilën kanë marrë pjesë nga 2000 deri 6700 nxënës nga klasa e 1-rë e deri në klasën e 12-të dhe disa qindra mësues nga pothuajse e gjithë Shqipëria.
Shoqata Shqiptare e Matematikës është tashmë anëtare me të drejta të plota e institucionit ndërkombëtar, International Association «Kangourou sans Frontières», që zhvillon dhe inicion këtë konkurs.
Grupet e moshave që do të marrin pjesë në Kangaroo 2020 janë
Nr | Testi Kategoria | Mosha | Klasa | Nr. i pyetjeve | Pyetje 3 pikë | Pyetje 4 pikë | Pyetje 5 pikë |
1 | Niveli 1 | 7-8 | 1-2 | 24 | 8 | 8 | 8 |
2 | Niveli 2 | 9-10 | 3-4 | 24 | 8 | 8 | 8 |
3 | Niveli 3 | 11-12 | 5-6 | 30 | 10 | 10 | 10 |
4 | Niveli 4 | 13-14 | 7-8 | 30 | 10 | 10 | 10 |
5 | Niveli 5 | 15-16 | 9-10 | 30 | 10 | 10 | 10 |
6 | Niveli 6 | 17-18 | 11-12 | 30 | 10 | 10 | 10 |