Konkursi i Matematikës Kangaroo Shqipëri

Informacion rreth Kangourou Albania – Kangur Shqiperi

Të dashur miq!

Konkursi “Kangaroo” ka për bazë një testim i cili kryhet në të njëjtën datë në 70 vende të botës.

Data e konkursit për vitin 2017 është e Shtune, 18 Mars

Regjistrimet fillojnë me 10 Shkurt. Për tu regjistruar do të shikoni pikat e autorizuara që do të merren me konkursin, si dhe dokumentacionin përkatës të regjistrimit që do ta gjeni në këtë website. Ju mirëpresim në konkursin Kangur 2017!

Qëllimi është tu paraqesim nxënësve nga klasa e 2-të deri në të 12-të një konkurs të bukur dhe tërheqës, që t’i frymëzojë ata për tu zhvilluar në drejtimin e matematikës. Studentët mund të zgjedhin të marrin pjesë në pikat pranë të cilave studiojnë. Për informacione të mëtejshme mund të na kontaktoni me anë të email : info@kangaroo.al

Historia e kangaroo

Në fillim të viteve 80, Peter O'Halloran, një mësues i matematikës në Sidney, krijoi një lloj të ri konkursi të matematikës në shkollat Australiane: një pyetësor me shumë zgjedhje, alternativa, që mund të korrigjoheshin dhe të vlerësoheshin nga kompjuteri, dhe mijëra nxënës mund të merrnin pjesë në të në të njëjtën kohë.

Ky konkurs i ri pati sukses të jashtëzakonshëm në sistemin arsimor dhe në garat e matematikës në Australi. Në vitin 1991, në Paris, Francë, dy mësues të matematikës (André Deledicq dhe Jean Pierre Boudine) vendosën që të fillojnë të njëjtin konkurs matematike për shkollat e mesme me emrin "Kangaroo" për nder të kolegut të tyre australian.

Suksesi ishte i menjëhershëm edhe në Francë si edhe në Australi. Në edicionin e parë, morën pjesë 120 000 nxënës në variantin junior. Pas dy vjetësh numri i nxënësve arriti në 300 000. Modeli i ri i konkursit të matematikës filloi të ndiqej edhe në vendet e tjera evropiane krahas konkurseve dhe olimpiadave te tjera tradicionale.

Deri më sot janë të paktën 70 shtete në botë që e zhvillojnë këtë konkurs. Konkursi i “Kangaroo” zhvillohet nga nxënës të shkollave 9- vjeçare si edhe të mesme mbi të njëjtat materiale matematike që hartohen nga komisionet e shoqatës “KSF- Kangaroo sans frontiere”. Në Sezionin e fundit 2015 pjesmarrja e përgjithshme ishte rreth 6 000 000 nxënës.

BORDI I KANGOUROU SANS FRONTIERES - KSF

President: Gregor DOLINAR, Slloveni
Vice-presidents:Meike AKVELD, (Zvicër), Andriy Dobosevych, (Ukrainë), Paulius Drungilas (Lituani)
Members:

  • Marta BERINI (Katalonia)
  • Jean-Philippe DELEDICQ (France)
  • Robert GERETSCHLÄGER (Austria)
  • Alexander UNGER (Gjermani)

Honorary President: André DELEDICQ, KSF Paris (France)
Treasurer: Ria VAN HUFFEL, (Belgjikë)
Vëndet pjesëmarëse

STATISTIKA TE KSF

Statistika të pjesëmarrjes në vite në Kangaroo të disa vendeve pjesëmarrëse:

  1. Austri - 106 500 nxënës
  2. Bjellorusi - 136 830 nxënës
  3. Brazil - 173 000nxënës
  4. Kataloni - 106 400 nxënës
  5. Republika Ceke - 378 200 nxënës
  6. Francë - 330 000 nxënës
  7. Gjermani - 846 000 nxënës
  8. Iran - 105 823 nxënës
  9. Itali - 60 100 nxënës
  10. Kazakistan - 89 600 nxënës
  11. Maqedoni - 20 300 nxënës
  12. Moldavi - 40 700 nxënës
  13. Rumani - 16 600 nxënës
  14. Rusi - 1 576 000 nxënës
  15. Ukrainë - 412 500 nxënës
  16. Shqipëri - 2 049 nxënës, etj
Rezultate dhe statistika Kangaroo Shqipëri 2016
Nr Testi Kategoria Mosha Klasa Nr i pyetjeve Nr i nxënësve Fitues Pjesëmarës
1 PreEcolier 7-8 1-2 24 282 23 259
2 Ecolier 9-10 3-4 30 417 69 348
3 Benjamin 11-12 5-6 30 425 20 405
4 Cadet 13-14 7-8 30 288 32 256
5 Junior 15-16 9-10 30 364 17 347
6 Senior 17-18 11-12 30 273 15 258
Gjithsej 2049 176 1973

ORGANIZIMI I KANGAROO NE SHQIPERI

Grupet e moshave që do të marrin pjesë në Kangaroo 2017 janë

Nr Testi Ketegoria Mosha Klasa Nr i pyetjeve Pyetje 3 pikë Pyetje 4 pikë Pyetje 5 pikë
1 PreEcolier 7-8 1-2 24 8 8 8
2 Ecolier 9-10 3-4 30 8 8 8
3 Benjamin 11-12 5-6 30 10 10 10
4 Cadet 13-14 7-8 30 10 10 10
5 Junior 15-16 9-10 30 10 10 10

KUPTIMI DHE QELLIMI I KONKURSIT TE KANGAROO

Kangaroo është një konkurs që ka për qëllim të njohë nxënësit dhe mësuesit me problemet dhe ushtrimet e matematikës të programit shkollor në një mënyrë të këndshme, tërheqëse, pa ankthin e suksesit të domosdoshëm dhe konkurrimit.

Testet e Kangaroo janë më të lehta se testet e tjera tradicionale si Olimpiadat e Matematikes dhe është konkursi më popullor që zhvillohet sot në botë dhe qe ka karakter masiv. Shkollat e ciklit parauniversitar dhe mësuesit e tyre e perdorin konkursin si një mënyrë të këndshme dhe informative për të njohur nivelin e nxënësve të tyre, per të dalluar se ku mund të kenë probleme dhe mangësi në dijet e tyre.

Rezultatet do të jenë në dispozicion të drejtuesve të shkollave për të bërë analizat e nevojshme dhe për të nxjerrë rezultatet e duhura.

Duke qenë një konkurs ndërkombëtar, me të njejtin test, ne do të krahasohemi me nivelin e vendeve të tjera. Gjithashtu do të vlerësohen disiplinat ku kanë më shumë sukses apo dobësi, si gjeometria, algjebra, teoria e numrave, etj.

Konkursi do të gjallërojë interesin për matematikën si tek nxënësit, ashtu dhe tek mësuesit, do t’i nxisë ata që të punojnë më shumë në përgatitjen për konkurset dhe olimpiadat e matematikës.

Konkursi do të mbulojë një pjesë të nxënësve që nuk kanë marrë pjesë ose nuk kanë mundur të kualifikohen në fazat e mëtejshme në olimpiadat shkollore, kombëtare si dhe u drejtohet të gjithëve.

Konkursi krijon një parapërgatitje për teste zyrtare që kanë rëndësi të madhe për nxënësit si SAT, ACT, etj, duke qenë se ka shumë ngjajshmëri në zhvillimin e tyre (me alternativa) si dhe në materialet që trajtohen.

VLERESIMI I PIKEVE TE TESTIT

Çdo pyetje e përgjigjur saktë ka vlerë 3, 4 ose 5 pikë.
Çdo pyetje e përgjigjur gabim ka vlerë -1 pikë
Çdo pyetje pa përgjigje ka vlerë 0 pikë
Maksimumi i pikëve të marra është 120 pikë
Minimumi i pikëve të marra është 0 pikë

Nqs ka nxënës që në fund të testit rezultojnë me pikë negative për shkak se kanë më tepër përgjigje të gabuara, për të inkurajuar nxënësin dhe për të shmagur efekte negative tek ta u rregullohet rezultati duke u vlerësuar me te pakten 18 pikë.

ORGANIZIMI

Kangaroo do të organizohet njëkohësisht në të gjithë vendet pjesëmarrëse të enjten e tretë të muajit mars, pra më 17 mars 2016 (përvit e Enjtja e tretë e Marsit). Disa nga vendet e organizojnë disa ditë më pas për arsye të ndryshme objektive (që përcaktohet nga institucioni lokal përgjegjës), por gjithmonë brenda të njëjtës javë.

Në Shqipëri, konkursi do të zhvillohet ditën e Shtunë, 19 mars. Në Shqipëri, Kangaroo 2016 do të organizohet dhe monitorohet nga Shoqata Shqiptare e Matematikës, që është edhe përfaqësuesi zyrtar i konkursit si dhe anëtar me të drejta të plota i konkursit për Shqipërinë, në bashkëpunim me shkollat e mesme dhe 9-vjecare.

DATA DHE DITA E ORGANIZIMIT TE KANGAROO

1. Kangaroo do të zhvillohet në datën 19 mars 2016.
2. Ushtrimet e Kangaroo 2016 janë tashmë në dispozicion të Këshillit të Shoqatës, në gjuhën angleze. Ushtrimet do të jenë gati në gjuhën shqipe në fund të muajit shkurt.
3. Kangaroo do të organizohet në të gjitha shkollat përkatëse ku është siguruar bashkëpunimi për konkursin. Koha e Olimpiadës është 75 minuta, çdo test përmban tre grupe me nga 8 ose 10 pyetje me vlerë 3 pikë, 4 pikë, 5 pikë. Të gjitha pyetjet janë me përgjigje me zgjedhje.
4. Pagesa për nxënësit do të jetë 500 LEKE (pesëqind lekë).
5. Konkursi do të zhvillohet on line si projekt pilot në disa shkolla, ku do të realizohet kjo mundësi, dhe/ose me teste hardcopy në shkollat e tjera.
6. Pagesat e nxënësve do të behen tek një mësues ose drejtues i shkollës që do të ketë statusin e Përgjegjësit të Testimit i cili në vijim i depoziton në numrin e llogarisë së Konkursit. Një marrëveshje paraprake do të bëhet me drejtuesit e shollave ose tek përgjegjësi i konkursit.
7. Ushtrimet do të dërgohen me e- mail ose me postë një ditë para Përgjegjësit të konkursit Kangaroo në qytetet ku do të zhvillohet Konkursi. Testet përfundimtare do të mblidhen dhe do të dorëzohen me postë në adresën e Konkursit ose/dhe Shoqatës, në Tiranë. Lista e nxënësve pjesmarrës, në excel, do të dërgohet me e mail në adresën e Konkursit.
8.Përgjigjet e testeve do t’u dërgohen shkollave të shumtën 2- 3 ditë pas testit të Olimpiadës ose do të hidhen në faqen e internetit të Konkursit Kangarro Albania www.kangaroo.al ose të ShSHM www.ama.org.al
9. Në një datë të afërt do të organizohet ceremonia e vlerësimeve dhe e dhënies së çmimeve të Kangaroo 2016 si dhe është menduar të jepen dhurata apo materiale ndihmëse. Informacioni i nevojshëm në lidhje me to do të jepet në vijim në adresën/at e mëposhtme.
10. Do të bëhen përpjekje që të pasqyrohet ky aktivitet edhe në rrjete dhe media të ndryshme.

Informacione të mëtejshme do të jepen ne vijim në adresat

  1. www.kangaroo.al
  2. www.ama.org.al
  3. Facebook